Eksperti i merkatos, Fabricio Romano ka zbuluar se Serxhio Ramos i është ofruar Milanit. Në kanalin e tij në YouTube, ai diskuton të ardhmen afatshkurtër të qendërmbrojtësit spanjoll i cili po largohet nga Monterrej.
“Serxhio Ramos po largohet nga Monterrej pasi ka bërë mirë dhe ka luajtur shumë. Ai dëshiron një përvojë të ndryshme, sepse thellë-thellë, edhe pse është shumë e vështirë, shpreson të arrijë në Kupën e Botës.
Ai nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe dëshiron një përvojë të re tani. Ai është për një ekip që ka nevojë për një lider shtesë, mundësia e Ramos është për momentin, në janar, jo në qershor. Ai nuk pret të luajë çdo ndeshje, por mund të jetë një lojtar i rëndësishëm. Mund t’ju them se liga italiane do të ishte shumë interesante për Ramosin.
Dy vjet më parë, ai iu ofrua Interit, por Interi nuk ishte ngrohur me të para se Ramos të shkonte në Sevija. Përpara afatit kalimtar të janarit, agjentët e tij po bëjnë vëzhgime dhe thuhet se po ia ofrojnë atë disa klubeve, përfshirë Milanin, të cilët po kërkojnë një mbrojtës të ri për gjysmën e dytë të këtij sezoni. Kontrata e spanjollit me Monterrej, për kujtesë, skadon më 31 dhjetor 2025”, deklaroi Romano.
PANORAMASPORT.AL









