Rikthimi i tij në fushë dhe fitorja e Barçës, Rafinja i sinqertë: Nuk mendoj se jemi në formën tonë më të mirë

Rikthimi i tij në fushë dhe fitorja e Barçës, Rafinja i sinqertë: Nuk mendoj se jemi në formën tonë më të mirë

Dec 1, 2025 | 13:20






























Shumë i lumtur pas rikthimit në fushë e sidomos fitores 3-1 në LaLiga, Rafinja ka dalë përpara mediave duke shprehur qartë, hapur e duke mbajtur një ligjëëratë të gjatë e duke mos lënë asnjë të pyesë për më shumë. Por edhe nevoja për pyetje nuk ka qënë e duhur, pasi braziliani i Barçës i ka thënë të gjitha.

rafinja

“Nuk më intereson nëse jap asistin për 1-1 apo jo. Gjëja e rëndësishme është që Lamin shënoi. Mundohem të jap më të mirën time. Jam i lumtur që kam qenë titullar.

Jam i kënaqur që arrita ta ndihmoj ekipin. Po përpiqem të kthehem në gjendjen time më të mirë fizike. Nuk jam ende në formë për 90 minuta, por përpiqem të jap më të mirën time në minutat që jam në fushë. Po punoj shumë dhe shpresoj të kthehem në formë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur. Është e vërtetë që u ndjeva pak më i lodhur në pjesën e dytë, por do të vazhdoj të përmirësohem fizikisht. Shpesh them se mbrojtja më e mirë fillon me një sulm të mirë dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të ndihmojmë mbrojtësit tanë duke bërë presion.

Mendoj se trajneri beson se nuk jemi në formën tonë më të mirë dhe unë pajtohem. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme sot ishte të fitonim. Ia dolëm dhe kemi kohë të rregullojmë gjërat, që po bëjmë gabim. Do t’i fitojmë ndeshjet duke luajtur mirë, por nëse ka ndeshje ku duhet të luajmë keq dhe të fitojmë, edhe për mua kjo është në rregull”, ka përfunduar ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top