Pas katër vitesh te PSG, Alexandre Letellier u largua nga Parisi me shumë pak paraqitje, por me shumë histori për të treguar. Njëra prej tyre, e cila ka mbetur e patreguar deri më tani ka të bëjë me një episod kurioz dhe të papritur që përfshin Nejmarin, ish-shokun e tij të skuadrës te PSG-ja.
I intervistuar nga L’Equipe, ish-portieri zbuloi një moment që e la pa fjalë. “Një ditë, shkova në banjo dhe pashë Nejmarin të ulur në tualet, me derën plotësisht të hapur”, tha Letellier, duke shpjeguar se si skena e zuri plotësisht në befasi. “Dola menjëherë jashtë, i hutuar, dhe Abdou Diallo më pa me një shprehje mosbesimi.”
Ishte vetë mbrojtësi senegalez ai që e sqaroi misterin: Nejmar vuan nga klaustrofobia dhe, për këtë arsye, shmang mbylljen e derës kur është në hapësira shumë të ngushta.“Ai nuk e kyç kurrë derën, ai e lë gjithmonë hapur”, thuhet se shpjegoi Diallo, duke e siguruar Letellier se situata ishte normale, të paktën për Nejmarin.
PANORAMASPORT.AL








