Real Madrid ka lënë përsëri pikë rrugës e bashkë me to i ka dorëzuar kreun e renditjes Barcelonës. Një barazim 1-1 ndaj Zhironës nuk i bëri punë madrilenëve, të cilët kishin vështirësi të gjenin portën kundërshtare dhe goli i vetëm i ndeshjes erdhi me një penallti të Mbape.

Por madrilenët pretendonin për një tjetër penallti në minutat e fundit, kur Rodrigo u rrëzua në zonë gjatë nja depërtim nga e djathta. Gjyqtari la lojën të vazhdonte ndërsa VAR-i nuk sinjalizoi se duheshin rishikuar ato momente.
Pas sfidës, edhe trajneri Çabi Alonso është përfshirë në polemika rreth këtij momenti. “Nuk e kam parë rastin, por më kanë thënë se ishte prej atyre që rishikohen në VAR, për shkak të kontaktit që kishte. Të çudit… Megjithatë, duhet ta shoh. Janë aksione vendimtare, që mund të vendosin një ndeshje”, tha trajneri i Real Madrid.
SHIH VIDEON








