“Situata e rëndë tek Onkologjiku”/ PD shkresë Peleshit, kërkon mocion me debat në Kuvend


“Situata e rëndë tek Onkologjiku”/ PD shkresë

kuvendi i shqiperise

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë dërguar kryeparlamentarit Niko Peleshi, theksohet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik. Grupi i PD-së ngre shqetësimin mbi situatën, duke e konsideruar një urgjencë që ka kërkon reagim institucional e veprim të shpejtë. 

“Kjo është një urgjencë, që kërkon reagim institucional e veprim të shpejtë, pasi për vetë llojin e shërbimit shëndetësor, çdo pacient është në luftë të përditshme për mbijetesë edhe për një ditë tjetër. Nevojitet llogaridhënie institucionale, marrje përgjegjësisë nga ana e titullarëve apo drejtuesve respektiv dhe kësisoj përmirësim i shërbimit për pacientët. Raporti ka realizuar një auditim të plotë përfundimtar, për institucionin e politikbërjes qendrore Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e duke vazhduar me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor si dhe Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thotë kërkesa e PD.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët:
Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll



Source link

Scroll to Top