Medon Berisha ishte njeriu i ndeshjes sot në Seria A për Leçen. Mesfushori i Kombëtares asistoi dy gola për ekipin e tij, që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Torinos.

Pas ndeshjes së luajtur në Seria A, foli presidenti i Leçes. Saverio Damiani u ndal edhe te Berisha ndër të tjerë.
“Po e përjeton sezonin që nuk mundi ta kishte vitin e kaluar për shkak të dëmtimeve. Po i rimerr të gjitha me shumë cilësi dhe po maturohet jashtëzakonisht shumë”, u shpreh fillimisht i pyetur për Berishën.
Ndeshjet e ardhme? “Nuk kam as forcë për të menduar ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Do të mendojmë duke nisur nesër, tani le të shijojmë këtë sukses”, e mbylli fjalën e tij presidenti i Leçes.
PANORAMASPORT.AL








