Taulant Seferi realizoi golin e radhës për Bodrumspor, që fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Corum. Goli i sulmuesit të Kombëtares vulosi fatin e takimit në minutën e 87-të.

Seferi po kalon një edicion të shkëlqyer me pretendentët për ngjitjen në elitë. Në kampionat ka realizuar 10 gola deri tani, ndërsa është asistues edhe i katër të tjerëve. Seferi është pjesë e lojtarëve të harruar nga trajneri Silvinjo te Kombëtarja.
Ftesa për 29-vjeçarin ka munguar gjatë këtij viti. Më parë ndërkohë fitonte minuta rregullisht te kuqezinjtë.
Bodrumspor ndodhet në vendin e dytë pas 15 javëve të luajtura në Ligën e Parë. Kjo pozitë përkon edhe me ngjitjen direkt. Objektivi i klubit është pikërisht ky, që ta mbyllë në një nga dy vendet e para. Pendikspor që kryeson numëron 2 pikë më tepër.
PANORAMASPORT.AL








