Sot prej orës 16:00 në Premier Ligë nisën tri ndeshje. Mançester Siti vuajti në shtëpi, por në fund ia doli të fitojë ndaj Lidsit.

Armando Broja mori minuta sërish si zëvendësues ndaj Bërnlit, që u mposht 3 me 1 nga Brentford. Bërnli mund të dilte të paktën me 1 pikë nga kjo transfertë, por gaboi në minutat e fundit.
Sandërlendi i Granit Xhakës mposhti Bërnmuth me rezultatin 3-2. Vetë Xhaka asistoi golin e dytë të sfidës së fituar me përmbysje.
REZULTATI LIVE
Brentford 3-1 Bërnli
Mançester Siti 3-2 Lids
Sandërlend 3-2 Bërnmuth
Goli i asistuar nga Granit Xhaka: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








