Vedat Muriqi është treguar fantastik sot me Majorkën. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës e dërgoi ekipin e tij në avantazh të dyfishtë gjatë pjesës së dytë, megjithatë Osasuna ia doli që të barazojë.

Goli i parë i Muriqit erdhi nga penalltia në minutën e 62-të. Më pas në minutën e 66-të dyfishoi shifrat duke e bërë të duket si fitore të sigurt.
Osasuna nuk u dorëzua dhe ia doli të reagojë në minutat e fundit. Marash Kumbulla është rikthyer më në fund në stol te Majorka, pas një periudhe të gjatë që mungoi për shkak dëmtimi.
Majorka po lufton për mbijetesën, ndërsa janë luajtur 14 javë kampionat. Vetë Muriqi vijon të bëjë mirë duke qenë se ndodhet në kuotën e 8 golave, po aq sa Levandovski i vendit të dytë në listën e golashënuesve.
Goli i parë i Muriqit: (VIDEO)
Goli i dytë i Muriqit: (VIDEO)
PANORAMASPORT








