VIDEO/ Gjeste të turpshme! Ndërhyn policia në Vlorë, drejtori i Vorës del me karton të kuq pasi plas sherri me tifozët e Flamurtarit

VIDEO/ Gjeste të turpshme! Ndërhyn policia në Vlorë, drejtori i Vorës del me karton të kuq pasi plas sherri me tifozët e Flamurtarit

Nov 29, 2025 | 18:08






























Sfida mes Flamurtarit dhe Vorës ka prodhuar tension, pasi vlonjatët zhbllokuan takimin në minutën e 34-të. Drejtori i Vorës, Bazjon Tragaj u largua me karton të kuq nga gjyqtari Kreshnik Barjamaj. Shkak u bë përplasja në distancë me tifozët e Flamurtarit në Vlorë.

Screenshot 2025-11-29 171343

Alfred Ferko që punon te Flamurtari ndërhyri po ashtu, për të qetësuar Tragajn. Ky i fundit po drejtohej nga tifozët, ndërsa u fokusua nga kamerat.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Të dyja ekipet po luftojnë për mbijetesën. Aktualisht Flamurtari ndodhet në zonën e ftohtë.

Në këto momente ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë në tribunë. Më pas sfida rifilloi normalisht.

Momentet e përplasjes me tifozët: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top