Pa blerje në janar, Bajern beson te rikthimi i titullarëve të dëmtuar

Pa blerje në janar, Bajern beson te rikthimi i titullarëve të dëmtuar

Nov 29, 2025 | 12:27






























Bajerni me shumë gjasë nuk do të bëjë afrime gjatë merkatos së dimrit, por megjithatë pret me padurim disa “përforcime të reja”.Bajern“Ne kemi mësuar që në futboll të mos përjashtojmë kurrë asgjë 100 për qind, por nuk është e planifikuar sepse jemi të mirëpozicionuar,” tha drejtori i Bajernit. Frojnd theksoi se me rikthimin e lojtarëve të dëmtuar Hiroki Ito, Alfonso Dejvis dhe Jamal Musiala, Bajerni pret kthimin e “lojtarëve të rëndësishëm”.

“Shpresojmë që këta të jenë transferimet tona të dimrit, dhe pastaj do të jemi të kompletuar,” u shpreh ai. Një kandidat i përfolur për transferim verën e ardhshme është Fisnik Asllani. “Ai është një lojtar i mirë, shënon gola. Është një djalë i zgjuar që është zhvilluar mirë,” e vlerësoi Frojnd sulmuesin.

Ai as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi interesimin e Bajern për Asllanin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top