Jildiz titullar në sfidën e Serisë A, Spaleti i jep besim pas paraqitjes ndaj Bodo Glimt

Jildiz titullar në sfidën e Serisë A, Spaleti i jep besim pas paraqitjes ndaj Bodo Glimt

Nov 29, 2025 | 11:12






























Kenan Jildiz është gati të rikthehet si titullar në Juventus për ndeshjen e së shtunës ndaj Kaljarit.jildizPas një vendimi të çuditshëm për ta nisur nga stoli në ndeshjen kundër Bodo Glimt në Ligën e Kampionëve, ku Spaleti i preferoi MekKennie dhe Konseisao, Jildiz ka treguar vlerën e tij me një performancë fantastike në Norvegji.

Kur rezultati ishte 1-0 për Bodo Glimt, Jildiz hyri në lojë dhe ndryshoi plotësisht ecurinë, duke ndihmuar Juventusin të fitonte 3-2 dhe duke marrë një vlerësim 8 nga “La Gazzetta dello Sport”. Ky ndikim i menjëhershëm ka bindur Spaletin ta nxisë për ta lëshuar nga minuta e parë ndaj Kaljarit, duke e futur si trekuartist në një formacion të fortë sulmi.

Pas rikuperimit të Dushan Vlahoviç, Jildiz do të luftojë për një vend titullari, duke fituar konkurrencën nga MekKenie dhe Konseisao. Vendimi për ta aktivizuar në një ndeshje kaq të rëndësishme të kampionatit është një mesazh i fortë nga Spaleti dhe Juventus, veçanërisht pas bisedimeve të ngadalësuara për rinovimin e kontratës së Jildiz, që kërkon 6 milionë euro paga bazë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top