Në qendër të kritikave, Eberl e sheh ndryshe: Nojer duhet të jetë portieri i Gjermanisë në Botëror

Në qendër të kritikave, Eberl e sheh ndryshe: Nojer duhet të jetë portieri i Gjermanisë në Botëror

Nov 28, 2025 | 23:11






























Drejtori i Bajernit nuk kursen fjalët kur pyetet një nga pyetjet më të ndjeshme që kanë tifozët gjerman: A duhet Nojer të jetë portieri i kombëtares gjermane në Botërorin 2026?

nojer

Përgjigjja e Eberl ndaj pyetjes ishte e qartë: “Po.” 39-vjeçari është “portieri më i mirë në Gjermani!”, shpjegoi Eberl duke mbrojtur “po”-në e tij. “Jemi të lumtur që rinovuam kontratën e tij sezonin e kaluar dhe që ai është i shëndetshëm,” tha ai, duke pranuar se Nojer po përfiton nga tërheqja nga kombëtarja këtë sezon.

“Pushimet e tij gjatë pauzave ndërkombëtare po e ndihmojnë.” Por, Eberl vazhdoi: “Ai është i motivuar.” Edhe për një rikthim në kombëtare? Nojer vetë kohët e fundit përjashtoi një kthim ndërmjet shtyllave për kombëtaren. Fituesi i Kupës së Botës 2014 përfundoi karrierën ndërkombëtare pas Europianit 2024.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top