Një kafe mes miqsh demokratë?! Aulon Kalaja: Nuk shkova për fraksion! Xhemal Gjunkshi: Nuk jam pjesë e një nisme që synon…


Një kafe mes miqsh demokratë?! Aulon Kalaja: Nuk shkova për

aulon kalaja-Xhemal Gjunkshi.

TIRANË- Një mbledhje e zhvilluar me ftesë të Ervin Salianjit, ku mblodhi një numër të konsiderueshëm të demokratëve, në atë që mund të quhet “tryeza sekrete”, ka shkaktuar jo pak tension, debat dhe pikëpyetje brenda PD-së. Pasi u bënë publikë emrat pjesëmarrës dhe aludimet për temat e dikskutuara, nuk kanë munguar reagimet nga brenda kësaj force politike.

Po ashtu, reagime ka patur edhe nga të pranishmit e “tryezës”, ku më i fundit vjen nga ish-kandidati i PD-së nga listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, njëkohësisht ndër më të votuarit, Aulon Kalaja. Ai ka rrëfyer detajet e takimit, ku sqaron dhe mohon zërat për krijimin e një fraksioni apo lëvizjeje partiake.

“Nuk kam shkuar as për parti politike, as franksion dhe as për lëvizje partiake. Ka qenë konfigurim i çuditshëm, janë ftuar më të votuarit e listës së hapur, ka qenë thirrje nga zoti Salianji për një diskutim dhe kafe në një nga hotelet e Tiranës. Nuk jam për spekulime dhe nuk dua të spekulohet. Unë kërkoj ringritjen e PD-së dhe jo për ndarjen e saj apo fraksionet. Unë e kam thënë PD ka nevojë për ringritje, forcim që të fitojë zgjedhjet, sepse e djathta qeveris më mirë nga e majta. PD duhet të shkojë drejt një force konservatore. Unë shkoj edhe në takimet e tjera opozitare”, tha Kalaja për “Neës 24”. 

Ndëkrohë, një tjetër reagim vjen edhe ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi. Ky i fundit ka zgjedhur rrjetet sociale për të sqaruar qytetarët dhe publikun mbi takimin. Përmes një postimi në “Facebook”, Gjunkshi thekson se bëhet fjalë për një takim mes miqve demokratë, ndërsa mohon zërat për iniciativë për formimin e një formacioni të ri politik. 

“Mbi takimin e mbajtur në Tiranë mes demokratësh!
Dua të sqaroj publikisht një çështje që ka lindur pas një takimi miqësor mes miqve demokratë në Tiranë. Unë, siç kam bërë gjithmonë ndër vite, jam takuar me shokë dhe bashkëpunëtorë të Partisë Demokratike për të diskutuar për çështje që lidhen me situatën politike në vend.
Pjesëmarrja ime në këtë takim nuk ka të bëjë me asnjë lloj iniciative për krijimin e ndonjë formacioni të ri politik. Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem institucional, i përkushtuar ndaj Partisë Demokratike, ndaj parimeve të saj, në shërbim të elektoratit tim që më votuan dhe më besuan. Nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë nisme që synon të krijojë alternativa jashtë kësaj partie.
Ishte vetëm një kafe mes miqsh demokratë me diskutime mbi situatën aktuale politike.”, shkruan Gjunkshi.

Takimi që trazoi ujërat

Një takim i rëndësishëm, jashtë syve të medias, u zhvillua mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet. Bëhet fjalë për deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, emra të cilët janë renditur si ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 Majit dhe në primaret e kësaj force politike. Mësohet se në takimin që zgjati rreth 3 orë, ‘më të votuarit’ kanë diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.

Burime bëjnë me dije se në takim ishin të pranishëm:

-Ish-drejtuesi politik i Kavajës Ervin Salianji

-Ilir Alimehmeti që ishte i dyti më i votuari i PD-së në qarkun e Tiranës

-Hysen Kadiu që rezultati e nxorri të parin e më të votuar në Primaret e Tiranës e u la jashtë listave

-Aulon Kalaja më i votuari në listën e hapur Durrës

-Gent Cela më i votuari në Qarku Fier

-Qani Xhafa i Elbasanit

-Ted Kopliku më i votuari Qarku Shkodër

-Xhemal Gjunkshi Qarku Dibër

-Alma Kore më e votuara Qarku Gjirokastër

-Parid Mahmutaj më i votuari Qarku Berat

-Nada Daullja Qarku Vlorë dhe një sërë kandidatësh të votuar dhe fitues

Sipas burimeve, mësohet se qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në, dhe nevoja e një aksioni brenda partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Diskutimet kishin në fokus rikthimin e ‘ADN-së’ fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top