Niko Uilliams: Jamal është djali, unë jam babai! Spanja pretendete për Kupën e Botës? Titullin nuk e fiton sondazhi

Niko Uilliams: Jamal është djali, unë jam babai! Spanja pretendete për Kupën e Botës? Titullin nuk e fiton sondazhi

Nov 28, 2025 | 14:50






























Anësori i Atletik Bilbaos, Niko Uilliams, i cili ka qenë në bisedime me Barcelonën për dy seznet e fundit rradhazi të merkatos së verës ka dhënë një intervistë për revistën ‘GQ Hype’, për të cilën është ylli i kopertinës.gsdgNë të, ai diskuton transferimin e mundshëm në klubin katalanas, mikun e tij Lamin Jamal dhe jetën e tij personale, ndër të tjera. Lidhur me mikun e tij Lamin, ai thotë: “Ai ka talent të jashtëzakonshëm dhe e vërteton atë çdo ditë, por ai e di që unë jam si një baba për të” – duke iu referuar një shakaje të zakonshme midis të dyve.

Në intervistë, vëllai më i vogël i Uilliams përsërit dashurinë e tij për klubin e tij. “Atletik dhe Bilbao janë gjithçka për mua. Jam rritur këtu si person dhe si lojtar. Përfaqësimi i këtij klubi dhe këtij qyteti më ka mësuar vlerën e punës së palodhur, përulësisë dhe familjes. Ne të gjithë e dimë që Atletik është unik në botë, siç thotë edhe motoja”. Por polemika mbetet polemikë dhe Niko nuk kish mundësi të tregonte edhe një herë historinë e tij lidhur me kalimin e mundshëm te Barcelona.

“Gjithmonë kam vënë atë që ndiej në radhë të parë dhe kam ndjekur zemrën time. Jam shumë i orientuar drejt familjes dhe i afërt me njerëzit e mi, dhe këtu në Bilbao kam familjen dhe të dashurit e mi, me të cilët konsultohem në çdo hap që bëj në jetën time. Më pëlqen ta dëgjoj vëllain tim, ai gjithmonë ka këshilla të mira për mua, dhe tani të jemi në gjendje të shijojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve së bashku, është një ëndërr e bërë realitet”. Në fund diçka për skuadrën kombëtare ku Ulliams nuk ka qenë prezent në ndeshjet e fundit si pasojë e dëmtimit.

“Kemi besim të madh në punën e ekipit, jemi të gjithë të bashkuar pas asaj që trajneri kërkon prej nesh dhe do të përgatitemi për Kupën e Botës sa më mirë që të mundemi, por nuk na pëlqen të krahasojmë veten. Ka shumë ekipe që mund ta fitojnë Kupën e Botës dhe është mirë që po ne përmendemi si një nga favoritët, por e dimë që sondazhet nuk fitojnë Kupat e Botës dhe se duhet t’i fitosh ato në fushë”.Pavarësisht të gjthë këtyre fjalëve pozitive që thotë për Barcelonën ai mbetet një lojtar, që të paktën në zemrat e tifozerisë së klubit “blaugrana” ka qenë dhe mbetet një tradhëtar. Të freskëta janë ende vërshëllimat, të cilat e kanë shoqëruar atë në çdo prekje topi në “Camp Nou” kundër Barcelonës të shtunën e kaluar. Lidhur me jetën e tij private, ai thotë se “Unë bëj atë që bën pothuajse çdo djalë i moshës sime, më pëlqen të luaj ‘Luaj’ me miqtë e mi, të dal për shëtitje dhe të dal për darkë me të dashurën time kur është e mundur.”

DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top