Drita po kalon edicionin më të suksesshëm jo vetëm për pjesëmarrjen në Europë, por edhe për të ardhurat. Dje mposhti Shkëndijën në raundin e katërt të Ligës së Konferencës, kështu përfitoi edhe 400 mijë euro.

Aktualisht mban vendin e tetë me 8 pikë dhe do të ishte mrekulli, që të vazhdonte në “Top 8” deri në fund. Kjo pasi automatikisht do të përfitonte edhe 1 milion euro, ku 400 mijë euro jepen për përfundimin në një nga tetë vendet e para. Në anën tjetër edhe 800 mijë euro për pjesëmarrjen në raundin 1/8.
Thuajse me siguri mund të thuhet se sido të mbyllen ndeshjet e ardhshme, Drita do të marrë edhe 200 mijë euro nga UEFA. Kjo pasi nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të, përfitojnë këtë shumë. Duke qenë se në edicionin e kaluar ishin shtatë ekipe që siguruan “play off” me 8 pikë apo më pak, Drita mund të luajë pa presion në vijim.
Këto llogari janë pa marrë parasysh si do të dalin ndeshjet e ardhshme. Drita synon kështu të grumbullojë të ardhura të tjera gjatë kësaj kohe, pasi deri tani nuk e ka provuar shijen e humbjes.
Fitimet nga UEFA deri tani në fazën e ligës:
Barazimi me KuPS: 133 mijë euro
Barazimi me Omonian: 133 mijë euro
Fitorja me Shelburn: 400 mijë euro
Fitorja me Shkëndijën: 400 mijë euro
PANORAMASPORT.AL








