Janë katër ditë “ferri” për zikaltrit, Interi kthehet “në tokë”

Janë katër ditë “ferri” për zikaltrit, Interi kthehet “në tokë”

Nov 28, 2025 | 10:43






























Interi po kalon një periudhë të errët, ku zhgën jimet janë bërë të njëpasnjëshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Pas goditjes së rëndë të pësuar në derbi, skuadra zikaltër u ndal sërish, kësaj radhe në fushën e Atletiko Madridit, duke regjistruar humbjen e parë europiane të sezonit. Në Madrid u pa një Inter i gatshëm për të luftuar, i aftë të krijojë raste dhe të luajë me personalitet, por mungesa e cinizmit dhe gabimet e përsëritura rezultuan vendimtare.

inter

Ashtu si kundër Milanit, ekipi prodhoi më shumë se kundërshtari, duke ndërtuar lojë dhe duke diktuar ritmin në disa momente. Megjithatë, asgjë prej tyre nuk u materializua në rezultat, ndërsa Atletiko shfrytëzoi çdo detaj dhe çdo dobësi të lënë hapur nga Interi. Goli i parë i spanjollëve ishte një fotokopje e atij të pësuar në derbi: një top i humbur në qendër nga Çalhano?lu dhe një kundërsulm i menjëhershëm që përfundoi në rrjetë.

Edhe goli i dytë, ai i Gimenez, erdhi pas një mungese të theksuar vëmendjeje në zonë, duke e lënë mbrojtësin uruguaian krejtësisht të lirë për të goditur me kokë. Në një garë si Champions League, ku çdo centimetër ka peshë, Interi e pagoi shtrenjtë sipërfaqësinë në momentet kyçe. Diego Simeone ndryshoi fytyrën e ndeshjes me zëvendësime të sakta që sollën energji të freskët, ndërsa Terziç u tregua më i ngurtë dhe më pak agresiv në bankinë. Mungonte guximi për të balancuar skuadrën në minutat vendimtare dhe për të shtuar peshë në mbrojtje kur rreziku u rrit.

Edhe mungesa e Dumfris ndikon dukshëm. Karlos Augusto vazhdoi të vuajë në krahun e djathtë, një rol që nuk i përshtatet, ndërsa futja në fushë e Luis Henrike la dyshime për shkak të situatës së fundit me të. Një zgjidhje më e qëndrueshme mund të kishte qenë hyrja e De Vrij-it, i cili do t’i shtonte centimetra dhe eksperiencë skuadrës në momentet vendimtare. Çështje më vete është Lautaro Martinez.

Kapiteni mbetet një figurë thelbësore dhe lider i padiskutueshëm, por në këto javë ai nuk po arrin të japë atë shtesë vendimtare që e ka karakterizuar gjithnjë. Edhe kundër Atletikos, ai zhvilloi një ndeshje intensive, por jo vendimtare, duke mbetur në mes të dëshirës dhe mundësisë. Për fat të mirë, Turam po rikthehet në formën e tij më të mirë, ndërsa Boni vazhdon të tregohet i qëndrueshëm dhe i pranishëm. Interi ka cilësi, ka lojë dhe ka personalitet. Por nëse nuk shmangen gabimet e njëjta dhe nëse ekipi pushon përpara kohe, rrezikon që një sezon i ndërtuar me ambicie të mëdha të mbyllet pa trofetë e synuar.

IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top