Marash Kumbulla është rikthyer në stërvitje me grupin e Majorkës pas disa javësh mungese për shkak të dëmtimit, por rikuperimi i tij nuk po ecën me ritmin që pritej.
Mbrojtësi i Kombëtares u dëmtua më 21 shtator në ndeshjen ndaj Atletiko Madrid, kur pësoi një “pickim” në kofshën e djathtë, dhe prej asaj dite ka qenë jashtë fushave. Sipas mediave lokale, Kumbulla po alternon punën mes fushës dhe palestrës, çka tregon se stafi mjekësor nuk e konsideron ende të rikuperuar plotësisht. Dilemat mbeten nëse ai do të arrijë të jetë gati për ndeshjen e radhës.
Trajneri Xagoba Arrasate e konsideron rikthimin e mbrojtësit shqiptar shumë të rëndësishëm, pasi ai shton konkurrencën në repartin defensiv ku bëjnë pjesë edhe Martin Valjent, Antoni Rajllo dhe David Lopez. Nëse nuk ka ndonjë problem të minutës së fundit, Kumbulla mund të përfshihet në listën e grumbullimit për sfidën kundër Osasunës, ndërsa ka mundësi të mira të luajë më 2 dhjetor në Kupën e Mbretit kundër Numansias.
Megjithatë, Majorka nuk ka dhënë ende një datë zyrtare për rikthimin e tij të plotë, ndaj çështja Kumbulla vazhdon të mbetet një prej pikëpyetjeve kryesore të skuadrës në këtë periudhë. Në fillim, u mendua se Kumbulla do të mungonte rreth 1 muaj, por kur kaluar muaji i dytë, gjendja e tij ende nuk ka ndryshuar dhe mbrojtësi po vazhdon të mungojë.
PANORAMASPORT.AL









