VIDEO/ Lojën e bëjnë tetovarët por e vendos Manaj, Drita fiton derbin shqiptar me Shkëndijën në Ligën e Konferencës

VIDEO/ Lojën e bëjnë tetovarët por e vendos Manaj, Drita fiton derbin shqiptar me Shkëndijën në Ligën e Konferencës

Nov 27, 2025 | 23:04






























Drita ka fituar me rezultatin minimal 1-0 derbin shqiptar në Ligën e Konferencës ndaj Shkëndijës së Tetovës dhe ka hedhur hapin e sigurt drejt kualifikimit të mëtejshëm.

bandicam 2025-11-27 22-57-53-697

DRITA-SHKËNDIJA TETOVË  1-0
20′ Manaj

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Dritës.

90’+4’ Ajzeraj depërton nga e majta në zonën e Shkëndijës, gjuajtja e tij ndalet nga Gaje. (VIDEO)

89’ Përsëri është Ibraimi ai i cili tenton nga jashtë zonës, këtë radhë me shënjestrën plotësisht të gabuar. (VIDEO)

79’ Gjuajtje e fortë e Ibraimit, Maloku grushton në këndore. (VIDEO)

72’ Zejnullai tenton me një gjuajtje nga e majta, shënjestra e tij është plotësisht e gabuar.

68’ Gjuajtje e fortë e Ramadanit nga distanca, sfera kalon jo shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

58’ E. Krasniqi dhe Alhasan lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Ibraimit dhe Zejnullait te Shkëndija. Ndërsa Manaj i lë vendin në fushë B. Krasniqit te Drita.

56’ Latifi tenton me një goditje dënimi nga e majta, topi përplaset në traversë dhe shkon jashtë. (VIDEO)

55’ Uebster nga e majta tenton të befasojë Malokun, por gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

54’ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë.

51’ Latifi niset në kundërsulm drejt zonës kundërshtare, por në fund nuk ia del të kalojë mbrojtësit dhe shkakton faull.

48’ Krasniqi ndëshkohet për një faull ndaj Bejtulait.

46’ Pjesa e dytë nis me Sumahara në vend të Brojës në radhët e Dritës.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të Dritës

45’+1’ Pas goditjes nga këndi, Fetai gjuan me kokë mbi traversë. (VIDEO)

45’ Latifi nga e majta pason në qendër, Pëllumbi i vëmendshëm largon sferën në këndore.

36’ Një harkim nga e djathta gjen Ovuka në shtyllën e dytë por gjuajtja e tij me kokë është shumë e gabuar. (VIDEO)

34’ Maloku me një ndërhyrje me këmbë në zonë korrigjon një gabim në prapavijë.

33’ Dy skuadrat provojnë me top të gjatë, por si Gaje, ashtu edhe Maloku janë në lartësinë e duhur duke e zgjidhur situatën me daljet e tyre.

26’ Tentativa radhazi të Shkëndijës për të gjetur golin, gjuajtjet nuk përfundojnë në katërkëndorin e portës së Dritës. (VIDEO)

20’ GOOOL DRITA! Pas një goditje dënimi, topi mbetet në zonë te Manaj dhe ai me një kthesë të shpejtë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

17’ Spahiu tenton me një gjuajtje nga e djathta, sfera shkon në duart e Malokut i cili kontrollon. (VIDEO)

10’ Pak lojë efektive në këto minuta, me ndalesa të shpeshta për faulle.

1′ Nis dueli në Prishtinë.

FORMACIONET ZYRTARE

DRITA: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Pëllumbi, Ovuka, Broja, Ajzeraj, Limaj, Dabiqaj, Sheji, Manaj.
Trajner: Zekirija Ramadani

SHKËNDIJA TETOVË: Gaje, Trumçi, Fetai, Cake, Uebster, Ramadani, Alhasan, Spahiu, Krasniqi, Latifi, Tamba.
Trajner: Jeton Beqiri

sdfdsfsdfsfdfsdsfdsfdfsd

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top