E PAPRITUR/ Hysajn e “tradhton” edhe Sarri, e nxjerr nga lista e skuadrës për ndeshjet e Serisë A

E PAPRITUR/ Hysajn e “tradhton” edhe Sarri, e nxjerr nga lista e skuadrës për ndeshjet e Serisë A

Nov 27, 2025 | 18:08






























Klubi i Lacios ka marrë një vendim që nuk pritej për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, rekordmen tashmë me fanellën kuqezi, nuk do të jetë pjesë e Lacios për ndeshjet e Serisë A të paktën deri në janar.

-1000-0-Hysaj-Sarri

Në fakt, mbrojtësi po vuante një dëmtim që pësoi me Kombëtaren në ndeshjen ndaj Anglisë, kur la fushën në minutat e parë të sfidës. Ai dukej se ishte drejt rikuperimit, por kështu nuk e mendojnë te Lacio. Klubi ka dalë sot me një komunikatë, ku bënte të ditur se Hysaj ishte hequr nga lista e futbollistëve për Serinë A, duke vendosur aty Fisajo Dele-Bashiru.

Një ndryshim i tillë lejohet nga Seria A për raste dëmtimesh dhe Lacio ka përfituar nga situata e mbrojtësit për ta larguar atë nga lista e për t’i bërë vend nigerianit. Një vendim që ngjan shumë me atë të vitit të kaluar kur Marko Baroni la Hysajn jashtë në pjesën e parë të sezonit te Lacio, për ta kthyer në të dytën. Por tashmë bën shumë përshtypje, pasi në stolin e skuadrës është trajneri që e njeh më mirë, Mauricio Sarri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top