Të gjithë mediat britanike kundër Pep Guardiolës. Dështimi i papritur në shtëpi i Sitit kundër Bajer Leverkusen, me njëmbëdhjetëshin titullar plot me rezerva, bëri të mundur që mediat angleze të mos treguojnë mëshirë ndaj trajnerit katalanas të “Citizens”.
Ja që as trofetë e fituar dhe as gjurma e pashlyeshme që ai la në “Etihad”, nuk duket se ofrojnë ndonjë “mburojë”, pasi e tashmja ka rëndësi, dhe për tepër, mban emrin…krizë. Pakënaqësia është reflektuar në tituj e gazetave më kryesore. Kështu, “The Independent ankohet se, në ndeshjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në krye të Sitit, Guardiola qvëri praktikisht një… vetëvrasje”. “Goal.com” shkon përtej, duke e akuzuar trajnerin për një formacion titullar të padenjë për një natë evropiane.
Të gjithë bashkohen në një pikë: skuadra ra për shkak të arrogancës. Edhe media të tjera e vunë në shënjestër. Prestigjozja “Daily Mail” kujton me ironi se eksperimente të ngjashme përfunduan keq sezonin e kaluar, teksa “Mirror” pohon se Guardiola e ka kaluar vijën “nga zhgënjimi në poshtërim”; ndërsa “The Sun” deklaron se fiaskoja ka një fajtor të qartë dhe të vetëm. “BBC”, më e kujdesshme, flet për një disfatë “të vetë=shkaktuar”. Sidoqoftë, mesazhi është i qartë fare: durimi ka sosur dhe ‘muaji i mjaltit’ midis Guardiolës dhe shtypit anglez duket, për momentin, i përfunduar…
SHPJEGIMI – Vetë tekniku tha për humbjen dhe zgjedhjet e formacionit: “Nëse do të fitonim, nuk do të ishte problem. Por po, ndoshta ishte shumë. Meqë luajmë çdo dy, tre apo katër ditë… ndoshta ishte e tepruar, duke parë rezultatin. Gjithmonë kam besuar se për të kaluar një sezon të gjatë, duhet që të gjithë të jenë të përfshirë. Por ndoshta këtë herë e teprova…”
BERNARDO SILVA – Portugezi, një figurë kyçe në epokën e Guardiolës, ka folur për sa shumë i ka dhënë futbolli në vitet e fundit dhe përsërito dëshirën e tij për të qëndruar në nivelin më të lartë. Mesfushori shpjegoi se nuk dëshiron të bëjë plane afatgjata dhe është i përqendruar në muajt e tij të fundit me Sitin, duke synuar të mbyllë një seri të mbushur me trofe me një notë të lartë. Komentet e tij nxisin spekulime për të ardhmen, ndërsa ai vetë përsërit ambicien e tij për t’u bërë kampion bote me ekipin kombëtar portugez.
“Gjithmonë kam ëndërruar të fitoj tituj, por kurrë nuk e kam imagjinuar se do të fitoja gjashtë tituj të Premier Ligës në tetë vjet. Futbolli më ka dhënë më shumë sesa mund ta kisha imagjinuar, por nuk mbaron këtu: Kam ambicie të mëdha dhe dua të vazhdoj në nivelin më të lartë”, thotë mesfushori. Mirëpo jo përpara se të përfundojë udhëtimin e tij në Mançester sa më mirë: “Kemi një objektiv të qartë dhe do të luftojmë për të. Pastaj do ta shohim më vonë, pa bërë plane afatgjata”, përfundoi ai. E ardhmja e Bernardos mbetet e paqartë dhe komentet e tij kanë ringjallur interesin e klubeve të mëdha evropiane. Aktualisht, lojtari përfiton 10.1 milionë euro neto në sezon dhe për të pranuar avancimin e një klubi, duhet të përputhet me nevojat e atij që do t’i propozohet.
PANORAMASPORT.AL









