Problemet muskulore kthehen në makth, Ismajli rrezikon të bëjë spektatorin në “derbin shqiptar” të Serisë A

Problemet muskulore kthehen në makth, Ismajli rrezikon të bëjë spektatorin në “derbin shqiptar” të Serisë A

Nov 26, 2025 | 18:33






























Ardian Ismajli nuk po arrin që të gjejë vazhdimësinë në fushën e lojës me Torinon për shkak të problemeve fizike që e kanë shqetësuar gjatë të gjithë sezonit.

ismajli

Edhe këtë të hënë, futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte spektator në duelin ndaj Komos, pasi problemet muskulore e kanë lënë jashtë sfidës, ndonëse nuk kishte shfaqur shqetësime në ditët e grumbullimit me Kombëtaren shqiptare apo edhe në derbin ndaj Juventusit.

Për Ismajlin kjo është hera e tretë në këtë sezon që ndalet për shkak të problemeve muskulore, duke ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij në fushë.

Lojtari edhe sot është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës ndaj nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Leçes së Berishës dhe Ramadanit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top