Kërkon të hedh pas krahëve humbjet në Premier Ligë, Liverpuli pa tre të padisponueshëm në Champions

Kërkon të hedh pas krahëve humbjet në Premier Ligë, Liverpuli pa tre të padisponueshëm në Champions

Nov 26, 2025 | 15:57






























Liverpuli do të zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kampioneve. “Reds”, do të presin në “Anfield” skuadrën e PSV-së, ndeshje e vlefshme në fazën e ligës të këtij kompeticioni.liverpuliMirëpo Liverpuli, mund të përballet me mungesa për këtë ndeshje. Kjo pasi që Florian Virc, Zheremi Frimpong dhe Konor Bredli, nuk u stërvitën me skuadrën duke ngritur dyshime rreth prezencës së tyre.

Mbetet të shihet nëse do të jenë në listën e trajnerit Slot. Vetë tekniku holandez theksoi ndërkaq, se nuk e kishte pritur që ekipi të përfundonte në një pozicion të tillë: “Të them të drejtën, nuk e prisja të ishim në këtë situatë, me mënyrën se si qasemi taktikisht dhe me cilësinë e lojtarëve që kemi”. Deklaratat e tij tregojnë vetëkritikë, por edhe vendosmërinë për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur, duke e marrë barrën mbi vete dhe duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm në fushë.

Nga ana tjetër, një trajner i njohur i futbollit tregoi se ishte shumë afër të merrte drejtimin e “Reds”. Bëhet fjalë për selektorin e Francës, Didier Deshamp i cili tregoi se në një pikë të karrierës së tij ishte pranë të emërohej si trajner i “Reds”, si zëvëndësues i trajnerit Rafa Benitez. “Isha shumë krenar që një klub si Liverpuli ishte i interesuar për mua”, tha Deshamp.

“Por nuk ishte koha e duhur. Isha i angazhuar me Marsejën, lojtarët dhe tifozët, dhe nuk mund t’i lija dy ditë para rinisjes së sezonit. Isha jashtëzakonisht i kënaqur dhe i lumtur, por vendosa të qëndroja dhe të vazhdoja aventurën time aty”, u shpreh Deshamp. Ndonëse nuk arriti të bëhej trajner i “Reds”, Deshamps pati sukses të madh si trajner i Kombëtares Franceze, ku fitoi Botërorin në vitin 2018 si dhe arriti finalen e “Euro 2016” e Botërorit 2022.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top