Asnjë lëvizje mimike, as një fjalë e thënë sa për të kaluar rradhën kanë treguar se Alonso e ka plotësisht në dorë situatën tek Reali i Madridit.
“Nuk është e nevojshme të them më shumë se sa kam thënë, kemi qenë në komunikim. Fola me presidentin këtë mëngjes, por është përditshmëria që na mban të lidhur”.
Një fjali që ka konfirmuar atë që është përshpëritur më parë në zmbintet mediatike në Spanjë. Megjithatë pyetjet reth kësaj teme kanë vazhduar. Dikush ka dashur që Çabi të bëjë krahasimin me kohën kur ka qenë lojtar dhe një tjetër me faktin se sa e vështirë është të drejtosh një ekip me shumë yje brenda.
“Të gjitha përvojat të ndihmojnë, dhe të kesh njohur ata lojtarë që kishin atë ambicie kolektive dhe individuale të ndihmon në këtë moment kur pozicioni yt është i ndryshëm. Instinkti që duhet të kesh për të menaxhuar dhomën e zhveshjes nuk është aq i ndryshëm. E dimë momentin, gjithashtu situatën në të cilën ndodhemi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Ajo që më shqetëson është ajo që ndodh në “Valdebebas” ose nesër në fushë, përgatitja me lojtarët, dhe unë nuk i kushtoj vëmendje pjesës tjetër. Duhet të kesh shumë respekt për lojtarët dhe ekipet dhe mënyrën se si përgatiten. Nuk dua dhe nuk do të flas për këtë, e di që duhet të përballesh me zhurmën e jashtme, kjo nuk duhet të na bëjë të humbasim fokusin nga ajo që është e rëndësishme për ne. Duhet të dimë si t’i kalojmë këto momente, i dimë pasojat e rezultateve të këqija, por ato nuk duhet të na devijojnë nga rruga që duam. Më është dashur të jetoj me lojtarë të shkëlqyer dhe personalitete të shkëlqyera që janë kërkues dhe shumë profesionalë. Avantazhi i të qenit te Reali është se ke njerëz të atij kalibri përreth teje, dhe pastaj duhet të qëndrosh i lidhur me ta”.
Në fund e ka mbyllur me një happy end lidhur me rolin e futbollistëve. “Unë besoj se në të gjitha ekipet, gjëja më e rëndësishme janë lojtarët. Ne marrim vendime, por ajo që është vendimtare është cilësia e lojtarëve dhe sa mirë janë të përgatitur. Ne i mbështesim ata” – ka përfunduar trajneri i Realit, Çabi Alonso, duke u kujtuar të gjithëve. Kujdes Olimpiakosin, “kam respekt për Mendilibarin dhe Kovaçeviçin.
DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL








