Trajneri i Çelsit, Mareska para Barçës: Sa na mungon Palmer!

Trajneri i Çelsit, Mareska para Barçës: Sa na mungon Palmer!

Nov 25, 2025 | 18:42






























Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka lavdëruar skuadrën e tij për performancën pa yllin kryesor Kol Palmer, duke e krahasuar rëndësinë e tij me atë të Erling Haland te Man.Siti dhe Mohamed Salah te Liverpul.-900-0-1717438370xmareska-372“Jam shumë krenar për skuadrën që ka luajtur deri tani pa Palmer… Sepse për ne, Kol është si Haland për Sitin. Ai është si Salah për Liverpul, dhe mendoj se nëse Haland nuk luan për Sitin, ose Salah për Liverpul, ata nuk janë e njëjta skuadër”, ishin fjalët e italianit.

Këto deklarata tregojnë qartë se Palmer është kthyer në një lojtar kyç për projektin e Mareskas te Çelsi, duke u bërë një pikë referimi në sulm dhe një element i pazëvendësueshëm për ekipin londinez. Palmer pritet të mungojë edhe për 2 ndeshje të rëndësishme: Barcelona (Liga e Kampionëve) dhe Arsenal. Ky është një goditje e madhe për Çelsin, pasi Palmer ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Një ditë para ndeshjes me Barcelonën, italiani foli për gjëra të shumta mes tyre dhe për talentin e ri brazilian, Estevao të cilin e lavdëroi. “Estevão do të jetë një lojtar i rëndësishëm për këtë klub në të ardhmen, pa dyshim”.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai duhet ta shijojë futbollin, të jetë i lumtur dhe të mos mendojë të jetë më i mirë se lojtarët e tjerë. Ai do të bëhet një lojtar i nivelit të lartë”, u shpreh Mareska. Braziliani, erdhi këtë verë te Çelsi nga Palmeiras, ku numëron 16 paraqitje dhe shënoi 4 gola. Ndeshja Çelsi-Barcelona, do të zhvillohet sot në “Stamford Bridge”, në orën 21:00.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top