Mark Kukureja është kthyer në një pikë fikse në kombëtaren spanjolle, aq sa kanë nisur ta quajne edhe si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë. I bërë personazh pas penalltisë kundër Gjermanisë në Evropian, Kukureja ka dhënë mendimet e tij edhe për Barcelonën e sidomos për Jamalin dhe Pedrin.
“Lamin është një lojtar shumë i veçantë. Ai duhet të përjetojë gjëra sepse është shumë i ri. Në fund të fundit, ai është në një nivel shumë të lartë, është një lojtar i shkëlqyer”, ka deklaruar në fillim.
Më pas i pyetur për atë se kush meriton më shumë lëvdata, Kukureja nuk heziton të thotë se ai është Pedri.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Pedri është lojtari që më ka befasuar më shumë. Viti i kaluar dhe ky fillim i sezonit kanë qenë mbresëlënës. Është e qartë se ai është një lloj lojtari i një kalibri tjetër. Dëmtimi është një turp i vërtetë”.








