VIDEO/ Festë me shqiponjë në Champions-in aziatik, talenti 18-vjeçar nuk përmbahet pas rikthimit nga dëmtimi

VIDEO/ Festë me shqiponjë në Champions-in aziatik, talenti 18-vjeçar nuk përmbahet pas rikthimit nga dëmtimi

Nov 25, 2025 | 11:09






























Medin Memeti është një profil interesant, i cili luan me Melburn Sitin në Australi. Sot ishte rezervuar sfida me Johor për Champions-in aziatik, dhe që u fitua me rezultatin 2-0. Golin që vulosi fatin e takimit e shënoi sulmuesi 18-vjeçar në minutën e 92-të.

bandicam 2025-11-25 10-43-03-880

Memeti u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë. Te goli i shënuar në fund, e gjithë merita ishte e tij, ndërsa më pas nuk mungoi festa me shqiponjë.

Talenti shqiptar e kishte ndeshjen e dytë radhazi për këtë sezon me Melburn Sitin. Mungesa e tij më parë ishte për shkak dëmtimi.

Memeti është pjesë e moshave të Australisë ku edhe ka lindur. Sinjalet gjatë kësaj kohe kanë treguar për afrimitetin me origjinën e tij, pavarësisht largësisë.

Goli i Medin Mehmetit: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top