Trabzonspori mori një fitore të çmendur mbrëmë në transfertën e Basakshehir. Ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit e vendosi Ernest Muçi me dopietën e tij, ndërsa i gjithë takimi u mbyll me rezultatin 3-4.
Muçi u aktivizua si një zëvendësim pa planifikim, pas dëmtimit të Jabol-Folkarelit. Më pas Trabzonspori shënoi tri herë nga minuta e 76-të ku dy gola i përkisnin fantazistit të Kombëtares.
Muçi mori vlerësimin 9 nga “Sofascore” dhe u përfshi në formacionin e javës së 13-të. Krah tij në mesfushë është edhe Asensio.
Juljan Shehu po ashtu është vlerësuar duke u përfshirë në formacionin e javës polak. Nota 8.7 tregon për formën e shkëlqyer që ka aktualisht.
PANORAMASPORT.AL











