Gazetari e ngacmon në konferencë, Spaleti i përgjigjet: Kam jetuar 5 vite në Rusi, të tjerët dorëzohen për tre muaj

Gazetari e ngacmon në konferencë, Spaleti i përgjigjet: Kam jetuar 5 vite në Rusi, të tjerët dorëzohen për tre muaj

Nov 24, 2025 | 21:17






























Juventusi luan nesër në Ligën e Kampioneve ndaj Bodo/Glimt në Norvegji, në një klimë shumë të ftohtë për shkak të temperaturave të ulëta, si dhe të fushës së ngrirë praktikisht pasi luhet në bar sintetik.

dfggdfdgfdfggfddfg

Një gazetar norvegjez ia ka kujtuar këtë situatë ekstreme trajnerit Luacciano Spaleti në konferencën për mediat, para se skuadra të dilte vetëm për ecje e mbërthyer me xhupa të trashë në fushën ku do të luajë nesër.

“Me mua nuk të ecën. Unë kam jetuar 5 vite në Rusi, vajza ime ka lindur atje. Të tjerët pas tre muajsh dorëzohen përballë klimës, unë jo…”, u përgjigj Spaleti. Por ai shtoi se lojtarët do të përballeshin padyshim me vështirësitë e një klime të tillë.

“Ata do të kenë ndjesinë e shëmtuar të frymëmarrjes më keq se zakonisht për shkak të temperaturave poshtë zeros dhe topi do të ketë përplasje aspak natyrale. Do të duhet të përshtatemi dhe të përdorim në maksimum cilësitë tona”, tha trajneri i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top