Skuadra e Komos në këtë sezon në Serinë A kërkon të bëjë një tjetër hap cilësor dhe kjo duket qartë nga fakti se për momentin e sheh veten në grupin e skuadrave që luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve. Fitorja e sotme në transfertë ndaj Torinos, ka qenë një tjetër provë e qartë e cilësisë së ekipit të drejtuar nga Çesk Fabregas.

Torino, në radhët e të cilit Kristjan Asllani luante nga minuta e parë, i rezistoi vetëm në fraksionin e parë të lojës, të mbyllur me shifrat 1-1, ku golit të Adai iu përgjigj Vlasiç me penallti.
Por në pjesën e dytë ishte një histori tjetër pasi Komo ishte i pandalshëm, duke shënuar gola me radhë me Adai, Ramon, Niko Paz dhe Baturina, për të mbyllur takimin me një fitore bindëse 5-1 që lë pak vende për diskutime.
Tashmë kjo skuadër e sheh veten në kuotën e 21 pikëve, vetëm 3 pas Interit që mban vendin e katërt në klasifikim.
Goli i parë i Adai (VIDEO)
Goli i Vlashiç (VIDEO)
Goli i dytë i Adai (VIDEO)
Goli i Ramon (VIDEO)
Goli i Niko Paz (VIDEO)
Goli i Baturina (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL








