Tebas kundërsulmon: Perez është një njeri meskin dhe gënjeshtar

Tebas kundërsulmon: Perez është një njeri meskin dhe gënjeshtar

Nov 24, 2025 | 19:57






























Tebas, presidenti i Ligës Spanjolle, i është përgjigjur menjëherë kolegut të tij madrilen, duke e quajtur një njeri meskin që shtrembëron të vërtetën. Ja mesazhi i plotë.

tebas-perez-780x439

“Florentino është rikthyer në foltore. Florentino, i njëjti që në vitin 2021, paralajmëroi solemnisht se “futbolli është i sëmurë rëndë ekonomikisht” dhe se vetëm “Super Liga” e tij mund ta shpëtonte atë. Sot ai ka sulmuar përsëri të gjitha institucionet, përfshirë La Ligën, me një ton qartësisht meskin, sektar dhe supremacist, duke pretenduar se është zotëruesi i vetëm i së vërtetës.

Epo një gjë e tillë ishte e ishte e pritshme. Ai e tejkalon veten çdo vit, duhet të jetë për shkak të frustrimit të pak njerëzve që ende e ndjekin. Gjatë orëve të ardhshme, unë do t’u përgjigjem, pikë për pikë, kritikave të tij. Disa janë të rreme, të tjera janë të shtrembëruara dhe të tjera nuk e tregojnë të gjithë të vërtetën rreth asaj që është në të vërtetë në lojë në futbollin spanjoll dhe evropian”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top