VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin në Turqi, tund rrjetën për herë të parë me fanellën e Trabzonspor

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin në Turqi, tund rrjetën për herë të parë me fanellën e Trabzonspor

Nov 24, 2025 | 20:07






























Ernest Muçit i është dashur të presë pak për golin e tij të parë në Superligën turke me fanellën e Trabzonsor. Por goli i tij ka ardhur në një moment delikat, kur ekipi i tij po kalon një krizë të vogël në luftën për titullin kampion.

bandicam 2025-11-24 19-47-58-788

Në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Istanbul Bashakshehir, Trabzonspori shfaqi përsëri vështirësi dhe ishte në ndjekje të vendasve të cilët ishin në avantazh në fund të pjesës së parë edhe pse me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Ebosele.

Trajneri hodhi në fushë Muçin për të rritur forcën sulmuese të ekipit në minutën e 63-të dhe ndryshimi ishte i dukshëm. Trabzonspor fillimisht barazoi rezultatin me penallti e më pas ishte vetë Muçi ai i cili la shenjën e tij në këtë duel, duke kthyer në rrjetë në mënyrë të rrufeshme një pasim nga e majta.

SHIH VIDEON

Ky gol përmbysi rezultatin përkohësisht në 3-2 teksa ishte i pari për sulmuesin shqiptar në ndeshje zyrtare që nga ai i shënuar me Beshiktashin në Kupën e Turqisë në muajin prill.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top