“Vij sot nga Brazili, s’jemi vetëm”/ Berisha nga “Foltorja 2”: Kemi mbështetje të fuqishme për ta vazhduar betejën!


"Vij sot nga Brazili, s'jemi vetëm"/ Berisha nga

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ngjit i fundit në atë që quhet “Foltore 2” përpara Kryeministrisë, teksa në fjalën e tij bëri thirrje për ta vazhduar këtë betejë. Në nisje të fjalimit, Berisha shigjetoi qeverinë, duke e cilësuar si ‘antishqiptare dhe më të korruptuarën në historinë e Shqipërisë’. Kreu i demokratëve theksoi për mbështetësit e opozitës se nuk janë vetëm, teksa u shpreh se sot kthehet nga Brazili, duke iu thënë se kanë mbështetës në mbarë botën në luftën kundër të keqes, siç e quajti ai qeverinë.

“Të dashur demokrate e demokrate që jeni sot këtu në këtë Foltore, një përshëndetje të përzemërt, të gjithë opozitarëve, shqiptarëve që me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do të shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar. Unë ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga përfaqësues të 115 partive të djathtë nga të katër kontinentet. Vij sot nga San Paolo për t’ju garantuar që kemi më shumë miq se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi nuk jemi vetëm, por me mbështetje nga njerëzit e lirë. Nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithëve ju këtu. Tre ditë në asamblenë e përgjithshme mund tu them se çështjet me kryesore natyrisht ishte Ukraina e para dhe shpreh solidaritet të plotë për kombin Ukrainës, u dënua me forcën më të madhe agresion rus. Dua të them se  Diktatori i Venezuelës njësoj si Ramaduro në Tiranë vidhte çdo zgjedhje”, tha Berisha.

Poll



Source link

Scroll to Top