Liverpuli dukej si një makineri perfekte nën drejtimin e Arne Slot. Por çuditërisht, tashmë kjo makineri është fikur dhe ka pësuar një ndryshim drastik.

Humbja ndaj Notingem Forest në shtëpi me shifrat 3-0 ishte e gjashta në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura. Një katastrofë për një ekip të ndërtuar për kreun dhe që kishte shpenzuar 500 milionë paund në verë.
Por emra si Virtz, Isak, Firmpong, Kerkezh dhe Ekitike nuk duken se janë përshtatur me skuadrën, ndërsa të “vjetrit” si Salah apo Van Dajk, kanë një rënie të ndjeshme të rendimentit në këtë periudhë. Ai që e pëson në këto raste zakonisht është trajneri dhe Arne Slot është vënë në bankën e të akuzuarve se nuk po di të nxjerrë skuadrën nga kriza.
Kësisoj, kanë filluar të diskutohen edhe emrat e alternativave më të mundshme për të marrë drejtimin e skuadrës nëse shkarkohet trajneri holandez. Glasner dhe Iraola janë dy kandidatë seriozë, por në skenë është shfaqur edhe emri i Çabi Alonsos, i cili nuk po kalon në periudhë të qetë te Real Madrid dhe është po aq në diskutim te spanjollët pas paraqitjeve të fundit.
PANORAMASPORT.AL








