Mund ta ketë rival në play-off të Botërorit, Gjimshiti i dha “leksion” në fushë futbollistit suedez

Mund ta ketë rival në play-off të Botërorit, Gjimshiti i dha “leksion” në fushë futbollistit suedez

Nov 24, 2025 | 18:11






























Atalanta është mundur këtë fundjavë në fushën e Napolit me shifrat 3-1, pas një dominimi të vendasve sidomos në pjesën e parë me të tre golat e shënuar me lehtësi përballë një mbrojtje që fuste ujë nga të gjitha anët.

sdffsddsfdsfsdfsd

Berat Gjimshiti, i rreshtuar në të djathtën e prapavijës me tre, ka parë se si Ahanor dhe Hien kaloheshin me lehtësi nga Hojlund dhe Neres. Mediat italiane theksuar se pas golit të parë të shënuar nga Napoli, ai është ndalur dhe ka diskutuar gjatë me Hien.

Mbrojtësi suedez ishte në një ditë të keqe dhe humbi thuajse çdo duel me Hojlund. Ndaj edhe Gjimshiti u pa shpesh teksa i fliste për të korrigjuar pozicionin. Gabime të cilat Hien i përsëriti edhe në vazhdim disa herë, duke nervozuar jo pak mbrojtësin shqiptar. Kapiteni i Kombëtares mund ta shohë veten si kundërshtar të shokut të skuadrës në play-off të Botërorit, pasi Suedia është një prej rivalëve të mundshëm në finalen për një biletë në fazën finale të turneut.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top