Pep Guardiola kërkon publikisht falje: Më erdhi turp kur e pashë veten

Pep Guardiola kërkon publikisht falje: Më erdhi turp kur e pashë veten

Nov 24, 2025 | 16:33






























Pep Guardiola është shfaqur shumë i tensionuar pas ndeshjes së humbur në fundjavë kundër Njukasëll. Ai shfryu dukshëm ndaj gjyqtarit, e më pas kishte një episod aspak të këndshëm me një kameraman në fushë, të cilin e kritikoi duke i hequr edhe kufjet për t’i folur në vesh.

guardiola

Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe tregonin qartësisht se Guardiola ishte i tensionuar. Vetë trajneri, në konferencën për mediat në ditën e sotme, para sfidës së Ligës së Kampioneve përballë Bajer Leverkusen, ka kërkuar publikisht falje.

“Kërkoj falje. U ndjeva i turpëruar kur e pashë, është e turpshme dhe i kërkoj falja kameramanit. I tillë jam unë. Nuk jam perfekt dhe bëj gabime.

Ajo që është e sigurt, është që mbroj ekipin dhe klubin tim, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Në eksperiencën time, për të fituar Premier Ligën, duhet të arrish 98 apo 100 pikë, nëse jo, nuk e fitojmë. Dhe meqë kemi humbur katër ndeshje në 12 javët e para…”, ishin fjalët e Guardiolës duke lënë të kuptohej se ishte i tensionuar për shkak të rezultateve të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top