Barcelona presion Realit, trajneri Flik vlerëson impaktin e stadiumit të ri: Duhet ta bëjmë hap pas hapi

Barcelona presion Realit, trajneri Flik vlerëson impaktin e stadiumit të ri: Duhet ta bëjmë hap pas hapi

Nov 24, 2025 | 10:01






























Hansi Flik analizoi ndeshjen kundër Atletik të Bilbaos duke mos e fshehur kënaqësinë e fitores dhe në të njtën kohë, duke folur me superlative për skuadrën e tij ashtu dhe për rikthimin në “Camp Nou” dhe tifozerinë, e cila e mbështeti vazhdimisht. “Jam shumë i lumtur. Gjithçka shkoi mirë sepse e kontrolluam ndeshjen dhe shënuam golat në momentet e duhura. Ishte shumë e rëndësishme të mos pësonim gola, por gjëja më e rëndësishme është të fitonim ndeshje. Kjo është mënyra e të luajturit” – ka shpjeguar në fillim të fjalës së tij trajneri i Barcelonës.

FLIK

Më pas edhe pse e ka vlerësuar kundërshtarin ai është shprehur se të paktën në këtë 90 minutësh gjerat kanë shkuar për mrekulli për Barcelonën. “E dimë që Atletik bën presion të lartë, ata luajnë së bashku dhe janë të organizuar mirë. Rikthimi në “Camp Nou” ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe, për më tepër, fituam. Nuk ishte e lehtë, por gjithçka shkoi mirë dhe jemi shumë të lumtur.

Jemi të lumtur që mbajtëm portën të paprekur, shënuam katër gola dhe morëm tre pikët”. Më pas konsiderata për ekipin e tij e sidomos për vendosjen e e Erik Garsias në mesfushë. “Për një trajner, është fantastike të ketë një lojtar si ai, i cili mund të luajë në pozicione të ndryshme në një nivel të lartë. Jam i kënaqur me nivelin e tij të lojës. Në fund qershia mbi tortë, rikthimi magjik i Levës në gol dhe emocionet e një ndeshje që vështirë se do ti harrojnë.

“Levandovski është një lojtar shumë i rëndësishëm. Një nga ata që pothuajse gjithmonë shënon kur i jepet një shans. Ishte e rëndësishme të shënonte shumë herët, sepse kjo na jep më shumë besim. Në dhjetë vitet e fundit, ai ka qenë një nga më të mirët, ose më i miri, me numrin 9, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me moshën. Ai është në formë të mirë dhe i uritur për të vazhduar të shënojë, dhe kjo është ajo që është e rëndësishme.

“Jam shumë i lumtur. Duhet ta respektojmë Atletikon, ata janë një klub i shkëlqyer. Por jam shumë i lumtur që kam luajtur në këtë nivel dhe kam shënuar katër gola. Jam i lumtur. Edhe stafi im është. Të gjithë kanë atë ndjesi që të vjen në këtë stadium. Sot ka qenë fantastike për të gjithë. Mendoj se ka qenë hapi i pare, mund ta ndiejmë këtë atmosferë dhe atë që mund të na ofrojë. Me më shumë njerëz do të jetë fantastike. Por duhet ta bëjmë hap pas hapi dhe të presim”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top