KATAR- Gjatë vizitës së tij në Doha, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ndan pamje nga takimi, kryeministri Rama bën me dije se së bashku me Mohammed Al-Meer kanë biseduar për futjen e kësaj kompanie në Shqipëri për realizimin së shpejti të fluturimeve të Qatar Airëays për Tiranë.
“Kryeministri Edi Rama Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airëays për Tiranë”, shkruan Kryeministri Rama.
Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Katar, ku fillimisht u prit nga kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Zaho Rama, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij Linda Rama morën pjesë gjithashtu në Ceremoninë e Çmimeve Fashion Trust Arabia 2025 më 22 nëntor 2025 në Doha të Katarit.
Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. /ZËRI



