LIVE INTER-MILAN/ Menja bën heroin pas vendimit të VAR-it, pret penalltinë e Çalhanollu (VIDEO)

LIVE INTER-MILAN/ Menja bën heroin pas vendimit të VAR-it, pret penalltinë e Çalhanollu (VIDEO)

Nov 23, 2025 | 22:46






























Në orën 20:45 do të luhet derbi i “Madoninës” dhe të gjithë sytë e futbolldashësve do të jenë në “San Siro”.

bandicam 2025-11-23 20-46-36-128

Kjo është përballja e parë mes Interit dhe Milanit në këtë sezoni të ri, ku të dyja duan të tregojnë forcën dhe ta fitojnë.

Zikaltërit pozicionohen në vendin e 3-të me 24 pikë dhe një triumf do ti ngjiste në kreun e Serisë A bashkë me Romën. Nga ana tjetër kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 5-të me 22 pikë dhe fitorja do ti jepte mundësinë ti afrohej më shumë kreut.

Ky duel është i rëndësishëm edhe për trajnerët Kristian Kivu dhe Masimiliano Alegri të cilët masin forcat dhe hedhin në fushë më të mirët.

LIVE INTER-MILAN 0-1
54′ Pulisiç

NGJARJET KRYESORE

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Tjetër mundësi e Boni, i cili gjuan në ecje e sipër, por fluturon topin mbi traversë. (VIDEO)

88’ Diuf i sapofutur, lëshon një gjuajtje qendrore që Menja e bllokon pa vështirësi.

81’ Pas një goditje nga këndi, Akanzhi i vetëm në shtyllën e dytë nuk ia del të devijojë sferën drejt portës. (VIDEO)

79’ Alegri largon Pulisiç dhe Fofana, teksa hedh në fushë Riçin dhe Nkunkun.

78’ Kivu nxjerr nga loja Çalhanollu, duke i bërë vend Zielinskit.

76’ Dimarko provon nga e majta, Menja pret në shtyllën e parë. (VIDEO)

74’ Menja heroik, pret penalltinë e Çalhanollu! (VIDEO)

70’-72’ Turam hyn në zonë nga e djathta dhe harkon, por Pavloviç i shkel këmbën. Gjyqtari ftohet nga VAR të shohë aksionin dhe pas vëzhgimit të pamjeve akordon penallti. (VIDEO)

66’ Lautaro Martinez i lë vendin në fushë Boni në radhët e Interit.

59’ Bastoni ka një mundësi të mirë në zonë, por gjuajtja e tij kalon mbi traversë.

54’ GOOOL MILANI! Zbritje e shpejtë e kuqezinjve me Salemakers, gjuajtja e tij ndalet nga Zomer por Pulisiç vjen me shpejtësi dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

52’ Turam nxjerr topin me të djathtën dhe gjuan drejt shtyllës së largët, Menja është në pozicion dhe kontrollon.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te dy skuadrat.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë pa gola.

45’+2’ Leao ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Barelas.

44’ Pulisiç merr topin para zonës kundërshtare dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së Zomer. (VIDEO)

41’ Salemakers ka një mundësi të mirë për të gjuajtur nga e djathta, ai fluturon sferën mbi traversën e portës së Zomer. (VIDEO)

37’ Menja dhe shtylla shpëtojnë përsëri kuqezinjtë. Këtë herë është Lautaro i cili gjuan me të jashtmen, por gjen devijimin e Menja i cili kthen topin në shtyllë duke shpëtuar katërkëndorin e tij. (VIDEO)

29’ Tjetër mundësi e mirë e Interit me një gjuajtje të Çalhanollu që përfundon jashtë.

27’ Açerbi i afrohet golit të parë, kur pas një goditje këndi gjuan me kokë, duke gjetur shtyllën e portës së Menja. (VIDEO)

18’ Gjuajtja e parë e rrezikshme e Milanit është me Bartesagin, i cili nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

15’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Suçiç gjuan nga jashtë zonës, sfera kalon mbi portën e Menja. (VIDEO)

12’ Suçiç hyn në zonë nga e majta, ndërhyrja e Fofana i heq topin nga këmbët. (VIDEO)

5’-7’ Kuqezinjtë protestojnë pasi Gabia mbetet i dëmtuar në tokë në vijimin e një dueli ajror me Lautaro Martinez. Gjyqtari nuk ndëshkon sulmuesin e zikaltërve. (VIDEO)

4’ Një harkim nga e majta gjen në zonë Turam i cili gjuan me kokë, por Menja bën një pritje spektakolare duke shpëtuar portën. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra te zikaltërve.

FORMACIONET ZYRTARE

6

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top