Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)


Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra

kryeministria

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendës ministrave të rinj në disa ministri dhe 3 lirime nga detyra. 

Silda Çepe është liruar nga posti i zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Vilma Premti.

Klajd Karameta, i cili ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Elona Hoxha.

Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kurse Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ana Kapaj, e cila ka mbajtur postin si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga detyra.

Emërime dhe shkarkime:

Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;

Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;

Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;

Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

Poll



Source link

Scroll to Top