EKSKLUZIVE/ “Uzuni dhe Hoxha duhen çliruar, Broja të gjejë ku çalon!”, Rragami do bllokimin e Levas: E vështirë me sistemin që luajmë

EKSKLUZIVE/ “Uzuni dhe Hoxha duhen çliruar, Broja të gjejë ku çalon!”, Rragami do bllokimin e Levas: E vështirë me sistemin që luajmë

Nov 23, 2025 | 21:58






























Ferit Rragami është nga futbollistët e brezit të artë të Kombëtares së viteve ’80. Ragami kujton me nostalgji për “Panorama Sport”, transfertën me Poloninë ku kuqezinjtë barazonin 2 me 2 dhe pse ishin pranë fitores.rragamiPolakët asokohe prezantoheshin si përfaqësuesja që mbante vendin e tretë nga Botërori i fundit. Për 68-vjeçarin, Shqipëria e atij brezi do të kishte shkuar më larg nëse nuk do të kishte ndërhyrje. Ekipi aktual do të përballet me Poloninë në transfertë dhe Rragami jep mesazhin e tij. Këtë herë Kombëtarja është dy ndeshje larg Botërorit, për të bërë realitet ëndrrën.

KULMI TE KOMBËTARJA Në eliminatoret e Botërorit 1986, sipas meje u bë një gafë. Kishim humbur në Belgjikë, por barazuam ndaj Polonisë dhe fituam më pas me Belgjikën. Kjo ishte situata pas tri ndeshjesh. Po shkonim për të luajtur kundër Greqisë, na hoqën 6 titullarë. Na lanë rezervë, kur arritëm në Athinë. Ia bëmë me shenjë trajnerit, por nuk na dha përgjigje. Llogaritë tregojnë se fillimi ishte i denjë për të shkuar në Botërorin e Meksikës.

HISTORIA NË POLONI DHE SI U PRISH GRUPI Kishim ndeshjen me Poloninë dhe na erdhi trajneri belg. Na pa neve në hotel dhe nuk ia mbushëm syrin. Tha se do na shkatërrojë Polonia duke bërë edhe gjeste pesimizmi ndaj nesh. Ndërkohë në fakt na kishte mposhtur Belgjika në ndeshjen e parë. Më pas ne dolëm 2 me 2 ndaj Polonisë, edhe pse polakët kishin fituar finalen e vogël të Botërorit 1982. Pra ata ishin brez i artë, që paraqiteshin në eliminatore si vend i tretë nga Botërori. Në Poloni mbaj mend se kanë bërë spektakël dy lojtarë, Shkëlqim Muça dhe Agustin Kola. Muça si Krojfi, Kola ishte super agresiv. Neve nuk ishim ndaj Polonisë në Tiranë. Pse u prish formacioni pas fitores me Belgjikën, kur nuk ishte asnjë i dëmtuar? Ishim në kulm të gjithë. Kam menduar se grupi u prish për të mos shkuar në Meksikë. Disa arsye ndoshta, mendonin se mund të arratiseshim si futbollistë, ose tjetra është se duheshin shumë shpenzime nga shteti. Jo se nuk e përballonim ne si lojtarë. Brezi i atyre viteve ishte i artë. Madje mbaj mend se me Belgjikën që fituam 2 me 0 këtu, më tha trajneri se do i qepesh Shifos se ai është talenti i Belgjikës. Po të bllokoje Enco Shifon, ekipi vazhdonte përpara. U zëvendësua pa lënë gjurmë.

KËSHILLA PËR KOMBËTAREN AKTUALE PARA POLONISË Të eliminojnë sulmuesin kryesor, Levandovskin. Nëse ndalojnë sulmuesin kryesor, të tjerët të vazhdojnë punën. Me sistemin që luan Shqipëria në mbrojtje, është e vështirë. Është mbrojtje tolerante, Levandovski një rast kërkon dhe të fut golin. Kejni te ndeshja e fundit, i ra si me shkop te goli i parë. Vetëm e shtyu. Golashënuesi është në rregull, thotë bëra golin.

ARBËR HOXHA Mua më vjen keq për Arbër Hoxhën. Është shumë lojtar i mirë në klubet ku ka luajtur. Te Shqipëria mund ta ketë emocionale, që nuk i merret maksimumi. Qëndron përpara 20 minuta dhe bën namin, shkon përpara portës dhe ngec. Kur luan me klubin, është më i lirshëm. Mendoj se duhet të komunikojnë, trajneri po ashtu, që ta qetësojë. T’i thotë: ‘Ec, mos e çaj kokën’. Trajneri e çliron ose psikologu pasi nuk po i ecën, ose ta fusë në një pjesë se futet me çlirim. Spektakël bën po të dojë. Ai vetëm ka nevojë për lirshmëri, pasi e shikon veten inferior tek ekipi kombëtar sepse ka lojtarë si Manaj dhe Broja që dridhet para tyre.

MYRTO UZUNI Uzuni ndërkohë është punëtor, ikën para dhe prapa gjithë kohë, por edhe ai ka defekt sepse si sulmues i mungojnë golat. Të dy këto kanë bllokime, probleme mentaliteti. Janë shumë punëtorë, por nga sulmuesi duhet fryti. A do bëhesh ndonjëherë përgjegjës? Për të vrapuar, vrapojnë më shumë se rivalët. Duhen çliruar këto të dy, për të shënuar. Mund të jetë edhe problemi te trajneri. Kur bën ndeshje miqësore, lejoji që të luajnë të lirë. Për çfarë i bën ndeshjet miqësore? Lëri të lirë. Ne bënim ndeshje miqësore, përpara eliminatoreve. Luanim me kategori super inferiore dhe pastaj inferiore. Sulmi ka nevojë për lirshmëri.

ARMANDO BROJA Ai duhet të shohë njëherë këpucët e tij. Më duket atlet i fuqishëm. Niset në sprint dhe nuk ka mundësi të frenojë, për shembull nuk kthehet si Panajot Pano. Pano shkonte dhe frenonte fill në vend, dhe me të njëjtën shpejtësi futej në krahun e kundërt. Të njëjtën gjë ka Broja. Ana psikologjike ndërkohë te futbolli është e para. Ai ka kaluar disa dëmtime, për shembull ligamentet. Po pate atë kur je futbollist, ik dhe bëj dorëheqjen. Ky nuk e bëri, në rregull, mjekësia e ka ndihmuar. Por kur pashë dëmtimin e fundit, pa kundërshtar dhe pa përplasje, më erdhi gjynah. Si të jetë djali im. I iku këmba si ujë. Duhet ta gjejë ku çalon.

DËMTIMET SI PROBLEM Mungesa e regjimit dhe seancat stërvitore. Duhet bërë faza përgatitore e mirë, ndryshe nuk mund të mbyllen aq shumë ndeshje në vit. Ndodh edhe periudhë me ndeshje në çdo 3 ditë. As një lojtar i niveleve të larta nuk e përballon. Po nuk bëre hile që ta mbrosh veten, nuk e përballon

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top