Qazim Laçi ka përjetuar një pasdite të pazakontë në kampionatin turk, ku skuadra e tij është mundur me shifrat 5-2 nga Fenerbahçe në një sfidë ku mesfushori shqiptar ishte protagonist në të mirë dhe në të keq.

Në startin e ndeshjes, Rizespor gjeti fillimisht rrjetën me anë të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Ali Soue, për të kaluar në avantazh.
SHIH VIDEON
Më pas, e kishte radhën Laçi që të tregonte talentin e tij, teksa dyfishoi shifrat me një goditje dënimi spektakolare që nuk i la kohë të reagonte portierit Ederson.
SHIH VIDEON
Megjithatë, situata do të ndryshonte plotësisht në pjesën e dytë, ku miqtë fillimisht barazuan rezultatin në 2-2, e më pas Laçi pa kartonin e kuq teksa u ndëshkua dy herë me të verdhë brenda 6 minutash dhe la lojën mes protestave për gjyqtarin.
SHIH VIDEON
Në superioritet numerik, Fenerbahçe dominoi ndeshjen dhe shënoi tre herë të tjera, duke fituar sfidën me shifrat 5-2.
PANORAMASPORT.AL








