Bërnli i Armando Brojës është mundur në shtëpi me shifrat 2-0 nga Çelsi në ndeshjen e sotme në Premier Ligë. Por një episod nga kjo ndeshje mund të ndryshonte plotësisht dinamikën pasi në rezultatin 0-0, ekipit vendas iu mohua një penallti për një episod të pazakontë.
Portieri Sançez bëri rivënie fundore, por Çalobah i pavëmendshëm, ndali topin me dorë dhe e rifilloi edhe një herë lojën. Për një ngjarje të tillë, në sezonin e kaluar ishte akorduar penallti në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e Aston Vilës ndaj Klub Bryzh, me Tajron Mings protagonist. Por këtë radhë, gjyqtari nuk akordoi asgjë dhe la lojën të vazhdonte, edhe pse portieri Sançez për disa momente u duk i frikësuar.
SHIH VIDEON
Pas ndeshjes, protestave në rrjete sociale të tifozëve të Bërnlit, iu bashkua edhe trajneri Skot Parker para mediave.
“Të jem i sinqertë, në atë moment unë nuk e kuptova. Unë nuk e kuptova ndaj as gjyqtari dhe askush tjetër nuk kishte komunikim. Por e pashë përsëri më vonë dhe duket si një penallti.
Më kujtohet që vitin e kaluar u dha një e tillë. Topi është në lojë, portieri e ka vënë në lëvizje. Mund ta shohësh nga veprimi i tij i mëtejshëm që topi është vënë në lojë prej tij. Nuk është se jam ulur këtu për të bërë kritikun, por kjo është arsyeja pse kemi VAR-in. Por nuk di as nëse shkoi deri te VAR-i, nuk e di nëse e vëzhguan si incident”, tha Skot Parker pas ndeshjes.
PABNORAMASPORT.AL









