Arbër Hoxha dhe Anis Mehmeti ishin kryefjalë sot, respektivisht te Dinamo Zagreb e Bristol Siti. “Sofascore” e vlerësoi Hoxhën me notën 8.3, ndërsa Mehmeti në Angli mori notën 8.9.

Hoxha realizoi dy gola në fitoren 3 me 1 të Dinamo Zagreb ndaj Varazdin. Tashmë klubi kroat ndodhet 1 pikë larg Hajduk Splitit kryesues.
Sulmuesi i Kombëtares luajti 80 minuta, ndërsa kompletoi katër driblime. Po ashtu pati edhe pesë duele të fituara.

Në anën tjetër ndodhet Mehmeti, i cili po shkëlqen prej dy edicionesh në Championship. Anësorit iu dha nota 8.9 pasi pati tre asistime, ndërsa Bristol Siti fitoi me 0 ndaj Svanse. Mehmeti po ashtu e goditi dy herë portën, ndërsa kompletoi tre driblime. Sulmuesi që nuk ftohet prej viti 2023 te Shqipëria, fitoi plot 12 nga 17 duele që kishte.

Të dy bashkë, ishin më të mirët e sulmit për skuadrat respektive. Bristol Siti synon ngjitjen në Premier Ligë dhe Dinamo Zagreb po luan për titullin kampion.
PANORAMASPORT.AL








