Luis Diaz nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Bajernit në Londër të mërkurën e ardhshme. Ai do të jetë sërish i gatshëm pas asaj ndeshjeje. Dy javë e gjysmë më parë, në Park de Princ në Paris, Luis Diaz ishte i pari që uroi shokët e ekipit.
Ata arritën të mbanin epërsinë që ai kishte siguruar me dy golat e tij, pasi kolumbiani u përjashtua pak para pjesës së parë për një faulli të pakujdesshëm ndaj Hakimit. Megjithatë, Bajerni fitoi 2-1 kundër kampionëve në fuqi të Ligës së Kampionëve, duke marrë kryesimin e grupit, dhe më pas Luis Diaz, i cili kishte qenë shumë i trishtuar në pushimin e lojës, u rikthye të buzëqeshte nga veshi në vesh.
Përforcimi më i shtrenjtë i Bajernit do të duhet ende ta shikojë nga tribuna përballjen e radhës në Ligën e Kampionëve, dhe kjo është një goditje e dhimbshme për kampionët e Gjermanisë. Me intensitetin e tij dhe përvojën në Premier Ligë, trajneri Kompani do të kishte dashur ta aktivizonte Diazin kundër Arsenalit që ende nuk ka humbur këtë sezon, të mërkurën, por tani ai duhet të bëjë ndryshime. Të paktën ka një lajm pozitiv së fundmi: Luis Diaz me sa duket do të pezullohet vetëm për një ndeshje.
“Ky është informacioni im,” shpjegoi Kompani kur u pyet në konferencën për shtyp të së premtes, duke hedhur një vështrim të habitur drejt bashkëpunëtorit të tij Kristof Frojnd: “Do të isha vërtet i zhgënjyer nëse informacioni im nuk është i saktë.”
Drejtori sportiv Frojnd buzëqeshi dhe konfirmoi: “Edhe informacioni im është se bëhet fjalë për një ndeshje. Por kjo do të komunikohet.” Me gjasë së shpejti, pasi deri tani nuk ka asnjë deklaratë as nga klubi dhe as nga UEFA. Kjo do të thotë se Luis Diaz mund të luaj të shtunën, të pushoj të mërkurën, dhe do të jetë sërish i gatshëm për lojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në shtëpi kundër Sporting Lisbon më 9 dhjetor.
PANORAMASPORT.AL









