Ish-futbollisti ul euforinë e Polonisë: Me Shqipërinë nuk do të jetë një shëtitje në park, na treguan se ishin më të mirë…

Ish-futbollisti ul euforinë e Polonisë: Me Shqipërinë nuk do të jetë një shëtitje në park, na treguan se ishin më të mirë…

Nov 20, 2025 | 18:27






























Gjysmëfinalja e ndeshjeve play-off të Kupës së Botës 2026, Poloni-Shqipëri do të luhet në 26 mars të vitit të ardhshëm në orën 20:45. Ish-futbollisti polak, Marek Kozminski komentoi shortin e hedhur ditën e sotme në Zvicër ku deklaroi se dueli me kuqezinjtë nuk do të jetë një shëtitje në park për ta. 

68624453d37f9_o_original

“Në këtë fazë, ne jemi favoritë, nuk ka dyshim për këtë, por nuk do të jetë një shëtitje në park. Do ta luajmë ndeshjen e parë në shtëpi. Kjo do të jetë vlera jonë e shtuar, pasi është më e lehtë për ne të luajmë si pritës. Pres që do ta kalojmë Shqipërinë dhe pastaj mbetet pyetja se me kë do të përballemi në raundin e dytë, Suedinë apo Ukrainën dhe mbi të gjitha, ku do të luajmë. Ata janë një kundërshtar brenda mundësive tona, megjithëse kohët e fundit na treguan në shtëpi se ishin padyshim më të mirë”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top