VIDEO/ Çudia me Holandën, kombëtarja e dytë në kontinentin tjetër përfiton dhe synon Botërorin përmes “play off”

VIDEO/ Çudia me Holandën, kombëtarja e dytë në kontinentin tjetër përfiton dhe synon Botërorin përmes “play off”

Nov 20, 2025 | 10:10






























Surinejm do të mësojë sot kundërshtarin në fazën “play off”. Përfaqësuesja ka shkruar tashmë një pjesë të historisë, ndërsa ndeshjen e fundit në grupin e asaj e luajti me Guatemalën.

Screenshot 2025-11-20 100040

Ishte minuta e 93-të, kur një autogol i Guatemalës ngushtoi shifrat në 3 me 1. Lojtarët e Surinejm nuk e kuptuan rëndësinë e atij autogoli, pasi nuk festuan.

Fakt është se në të njëjtën orë po përballej Hondurasi me Kosta Rikën. Në fund ishte Surinejm që siguroi kualifikimin në “play off” si vend i dytë, pikërisht falë autogolit të regjistruar në shtesë.

Surinejm ndërkohë ka një ekip të ngjashëm me Kuraçaon, i cili siguroi kualifikimin në Botëror duke qenë në Konfederatën e Futbollit të Amerikës së Veriut, Qëndrore dhe Karaibeve. Kështu duke qenë pjesë e Mbretërisë së Holandës, futbollistët holandez janë përzgjedhur dhe përfaqësojnë këtë vend me 600 mijë banorë.

Autogoli që i dha kualifikimin në “play off”: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top