Maldini Kacurri ka realizuar golin e parë me Morekamben në Angli. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vulosi fitoren 2 me 0 ndaj Braklej Taun.

Goli i Kacurrit erdhi në minutën e 70-të. Morekambe po lufton për mbijetesën në ligën e pestë në Angli, për këtë 3 pikët ishin të arta.
Vetë Kacurri është i huazuar nga Arsenali te Morekambe. 20-vjeçari është promovuar edhe në ekipin e Kombëtares ku Silvinjo e aktivizoi ndaj Gjibraltarit në miqësoren e shtatorit.
Goli i Maldini Kacurrit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








