Jo vetëm Mitaj, Strakosha vendoset krah Unai Simon! Gardiani i Kombëtares spikat në kualifikueset e Botërorit

Jo vetëm Mitaj, Strakosha vendoset krah Unai Simon! Gardiani i Kombëtares spikat në kualifikueset e Botërorit

Nov 20, 2025 | 11:21






























Kombëtarja e Shqipërisë kaloi edicionin më të suksesshëm në kualifikueset e Botërorit. Djemtë e drejtuar nga Silvinjo u renditën në vendin e dytë pas Anglisë, duke lënë prapa Serbinë.

strakosha kejn

Mario Mitaj ishte lojtari më i vlerësuar sipas statistikave nga “Sofascore”. Me notën mesatare 7.62, u bë pjesë e formacionit të sezonit.

Jo vetëm Mitaj, pasi një tjetër futbollist i Kombëtares ka spikatur. Bëhet fjalë për portierin Thomas Strakosha.

Gardiani i Kombëtares është i dyti nga portierët e kualifikueseve në Europë bashkw me Unai Simon, sa i përket ndeshjeve me portën e paprekur. Strakosha qëndroi në pesë ndeshje pa pësuar gol, ndërsa u mposht në dy ndeshje nga Anglia dhe një tjetër nga Letonia.

Vetëm Pikford me shtatë, ndodhet në krye të listës. Livakoviç i Kroacisë dhe Kobel me Zvicrën ndjekin me nga katër ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top