Fisnik Asllani është kthyer në një nga emrat më të diskutuar në merkaton e futbollistëve në Europë. Djaloshi i cili po shkëlqen me fanellën e Hofenhajm, është bërë një objektiv i merkatos për klubet më të mëdha në Europë.

“Sky Sports DE” bën të qartë se për sulmuesin e Kosovës, të dy klubet kanë dërguar vëzhgues ta shohin në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ku ai ishte protagonist edhe duke shënuar një gol që i hapi rrugë kualifikimit të “Dardanëve” në play-off in e Botërorit.
Bajerni duket më i avantazhuar, pasi ka nisur bisedimet paraprake me përfaqësues të lojtarit dhe klubin që zotëron kartonin e tij. Mësohet sa ai ka një klauzolë largimi për këtë verë, e cila nuk është e lartë, rreth 25 milionë euro. Por që kjo klauzolë të bëhet aktive, duhet që klubet e interesuara për ta blerë atë, të jenë pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve. Një kriter që Bajerni dhe Barcelona padyshim e plotësojnë.
PANORAMASPORT.AL








